Zjarr masiv në Turqinë veriperëndimore, mbyllet trafiku detar në ngushticën e Dardaneleve që të lejohen helikopterët të mbushin ujë

23 Gusht 2023, 15:55| Përditesimi: 23 Gusht 2023, 16:12

  • Share

Veç Greqisë edhe në Turqi, zjarrfikësit nga toka dhe ajri janë angazhuar për të shuar zjarrin masiv që ka rënë në një pyll në provincën veriperëndimore te Çanakalasë. Zjarret nisën një ditë më parë, por u përhapën për shkak të temperaturave të larta dhe erërave të forta. Ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikayam tha se më shumë se 1.200 njerëz nga nëntë fshatra u evakuuan në një vend më të sigurt, ndërsa 48 persona u dërguan në spital për trajtim mjekësor.

Mediat turke publikuan pamje ku dukeshin zjarret masive dhe tymi mbi kodrat e banuara në veriperëndim të Turqisë. Flakët përfshinë edhe disa shtëpi të braktisura nëpër fshatrat e asaj zone.

Për të lejuar helikopterët të mbushin ujë për shuarjen e flakëve, u pezullua trafiku detar në ngushticën e Dardaneleve, që lidh detin Egje me Detin e Zi.  mbledhin ujë për t’i shuar flakët.

Vetëm një ditë më parë, tetëmbëdhjetë persona që dyshohet se ishin emigrantë u gjetën të vdekur pranë kufirit grek më Turqinë në një zonë malore në veri të Greqisë, e përfshirë nga zjarret në katër ditët e fundit.

Ekspertët thonë se moti ekstrem po nxitet pjesërisht nga ndryshimet klimatike. Pjesë të Evropës kanë përjetuar temperatura përvëluese dhe janë përballur me zjarre gjatë kësaj vere, por disa vende kanë pasur viktima edhe nga stuhitë e forta  dhe përmbytjet.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?