Drejtoria e Rezervave të Shtetit ka shpërndarë 11 ton koncentrat për ushqimin e bagëtive në mbështetje të blegtorëve në Gramsh.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu.
Ai thotë se koncentrat për ushqimin është shpërndarë edhe në Delvinë e Himarë gjatë këtyre ditëve.
“Në mbështetje të blegtorëve të Bashkisë Gramsh, Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit shpërndau 11 ton koncentrat për ushqimin e bagëtive. Ndërkohë, në Delvinë dhe Himarë, gjatë ditëve të fundit, blegtorët e zonës janë ndihmuar me 38 ton koncentrat”, ka shkruar ministri Vengu në Facebook.
Gramshi, Delvina dhe Himara janë ndër zonat që u prekën më shumë nga zjarret e fuqishme në vendin tonë gjatë javës së fundit.
Komente
