Kronikë

Zjarr në ashensorin e një pallati në Kamëz, evakuohen banorët! Dëmet vetëm materiale

13 Gusht 2021, 14:34| Përditesimi: 13 Gusht 2021, 14:36

  • Share

Një ashensor në një pallat në zonën e Kamzës në Tiranë ka marrë flakë si pasojë e një shkëndije elektrike. Ngjarja ka ndodhur në orën 13:50, tek kthesa e Kamzës, ku fatmirësisht brenda ashensorit nuk ka pasur njerëz. Ndërsa dëmet janë vetëm materiale.

Zjarri ka rënë kur ashensori ka qenë në katin e 7-të të pallatit duke bërë që tymi të mbulonte shkallët. Menjëherë forcat zjarrfikëse dhe policia kanë evakuuar të gjithë banorët e pallatit dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

I.K/KT/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?