Zjarr në bodrumin e një pallati në Fier, digjen disa makina! Evakuohen të frikësuar 30 familje

30 Korrik 2020, 08:08| Përditesimi: 30 Korrik 2020, 10:45

  • Share

Një bodrum pallati në Fier është përfshirë nga flakët dhe për pasojë janë djegur dhe disa makina të parkuara. Kjo pasi fillimisht ka marrë flakë një makinë, ndërsa më pas janë përfshirë edhe të tjerat.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta zjarrëfikësesh si dhe policia që kanë bërë të mundur evakuimin e banorëve të pallatit. Bëhet fjalë për 30 familje të evakuara për çështje sigurie derisa u stabilizua situata. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:50 në lagjen '15 tetori'.

Deri tani shkak kryesor dyshohet të jetë një shkëndijë elektrike. Zjarri ka shkaktuar panik, pasi në pallat ka patur fëmijë e pleq që kanë qenë në gjumë, por që janë evakuar nga policia.

'Gjithë pallati u llahtaris. S'kishim ku të dilnim. Dëgjuam zhurmë dhe pastaj tmerri i njerëzve,'-shprehet njëri nga banorët.

Ndërkohë një tjetër banor deklaron: "Kemi ndenjur natën jashtë deri në orën 3 dhe pastaj u futëm brenda. U trembën se ishte diçka e jashtëzakonshme. Nuk kishte as drita. Unë kam katër vjet që jetojnë në këtë pallat. Dëgjuam nja dy tronditje të mëdhaja dhe pastaj zbritëm poshtë. Kemi mësuar se janë djegur nga dy makina."

 

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?