Kronikë

Zjarr në Bulçar të Gramshit, dy helikopterë të Ministrisë së Mbrojtjes nisen për shuarjen e flakëve (VIDEO)

20 Shtator, 18:48| Përditesimi: 20 Shtator, 18:53

  • Share

Një vatër zjarri e cila u shfaq që në orët e para të ditës së sotme në fshatin Bulçar të Gramshit, vijon të jetë aktive në pyllin me pisha.

Terri i thyer ka bërë që forcat zjarrfikëse ta kenë të pamundur shuarjen e flakëve.

Report Tv mëson se në drejtim të Gramshit janë nisur dy helikopterë të Ministrisë së Mbrojtjes për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit.

Kujtojmë që nga zjarret që përfshinë Gramshin në muajin gusht, u dogjën me mijëra hektarë dhe u shkrumbuan me dhjetëra banesa.

A.D/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e re nis punën, besoni se do përmbushë pritshmëritë e qytetarëve?