Situata e zjarreve rëndohet në veri të vendit. Tre vatra të fuqishme u raportuan pasditen e sotme në zonën e Fushë-Arrëzit, qarku i Shkodrës.
pas dy të parave në Njësinë Blerim, është shfaqur një tjetër vatër zjarri pasdite vonë në pyjet pranë fshatit Kryezi, Njësia Qada e Malit, që kërcënon edhe banorët sipas autoriteteve vendore. Më parë u ndezën zjarret në Kulumri. Bashkia Fushë-Arrëz bëri thirrje për ndërhyrje të menjëhereshme nga ajri.
Vatrat përhapen me shpejtësi për shkak të flakëve, edhe pse shumë forca janë në aksion. Ndërhyrja nga toka cilësohet tepër e vështirë dhe në kryezi e pamundir, pasi flakët kanë dalë jashtë kontrollit.
Kreu i Pyjores, Artmir Doda, u shpreh se situata është e vështirë dhe kërkoi ndihmën e Ushtrisë dhe banorëve. Ai tha se janë 3 vatra aktive që po djegin sipërfaqe me bimësi, pyje e kryesisht pisha.
"Zjarri në Kryezi favorizohet nga era dhe rrezikon banesat, kërkojmë ndihmë për të shuar flakët dhe shpëtuar jetët. Dyshojmë se është zjarr i qëllimshëm", tha ai.
Janë riaktivizuar sërish vatrat e zjarrit në afërsi të Kurores së Dardhës në Shkodër. Dy vatra kanë dalë jashtë kontrollit. Vatrat e zjarrit janë në afërsi të Lumit të Trunit dhe pranë Kulumrisë.
Kreu i Emergjencave të Fushë Arrëzit, tha nga terreni ku ndodhej për shuarjen e flakëve, se ndodheshin në fshatin Kryezi sepse vatra e zjarrit është e fuqishme dhe rrezikon jetët e banorëve. Ai apeloi për ndihmë nga ajri.
"Siç e shikoni, flakët janë jashtë kontrollit dhe nga toka nuk veprohet dot. Duhet ndërhyrje nga ajri, shpresojmë të vijë dhe të shpëtojmë njerëzit", tha ai.
Krahas forcave të aktivizuara nga bashkia po vepron dhe një helikopter. Dy mjete zjarrfikese i janë bashkuar forcave të angazhuara nga toka.
Një zjarr ka rënë edhe në Cërrik, qarku Elbasan, ditën e sotme, ku janë përfshirë nga flakët disa shkurre. Deri më tani nuk dihet përmasa e zjarrit, por si pasojë zjarrit është përhapur një tym i madh në zonë. Ndërkohë që në vendin ku ka rënë zjarri ka shkuar zjarrfiksja.
Artmir Doda, kreu i Pyjores dhe Dodë Pepa, kreu i Emergjencave në Fushë Arrëz, duke folur për sitiatën e zjarreve
Zjarret në zonën e Fushë-Arrëzit kanë marrë përmasa të rrezikshme teksa po djegin prej orësh sipërfaqe me pyll e bimësi, madje në një prej vatrave duke iu afruar edhe zonës së banuar.
Artmir Doda, drejtor i Shërbimit Pyjor në Fushë Arrëz, bëri një panoramë të situatës pasditen e sotme, teksa ndodhej në terren duke drejtuar aksionin bashkë me zjarrfikësit dhe emergjencat për shuarjen e fkalëve.
Ai apeloi për ndihmë nga banorët dhe Ushtria, pasi flakët përhapen me shpejtësi sidomos në fshatin kryezi, ku po rrezikohen edhe shtëpitë. Gjithashtu thekson se zjarri dyshohet se është i qëllimshëm.
“Aktualisht kemi 3 vatra zjarri, në Kulumri, në një Njësinë Administrative Blerim dhe para 40 minutash në zonën e Kryeziut një vatër e re zjarri, njësia e Qafë malit, shumë aktive dhe e rrezikshme. Vetëm një orë nga zjarri ka të paktën 2 ha të djegura me pishë të zezë. Jo vetmë kaq, por përbën rrezik edhe për banorët e fshatit Kryezi, sepse era favorizon kushtet e përhapjes së zjarrit, në drejtim të shtëpive dhe banesave”, tha ai.
Në lidhje me shkaqet e zjarrit dhe apelin që kishte, Doda u shpreh:
“Policia e Shtetit është këtu, po heton, por mendohet se është një zjarr i qëllimshëm. Të gjithë banorët e zonës dhe Ushtria të na vijnë në ndihmë për të neutralizuar zjarrin dhe të mos kemi dëmtim të jetëve”.
Kurse Dodë Pepa, shefi i Emergjencave Civile bashkia Fushe Arrëz, tha se në fshatin turistik Kryezi, problematike mbetet zona e quajtur Podinat, ku flakët përparonin të ndihmuar nga era.
“U shfaq para një ore dhe jemi këtu me forca për ta shuar, pasi ishim në një vatër tjetër të përqendruar ku po luftojmë prej ditësh. Siç e shihni, situata është jashtë kontrollot, sepse ndërhyrja nga toka është e vështirë. Shpresojmë të na vijë ndihma nga ajri që të shpëtojmë këtë vend, sepse situata është shumë kritike”, tha ai.
Në Fushë-Arrëz është shfaqur një tjetër vatër zjarri në pyjet pranë fshatit Kryezi në Podinat. Zjarri i ndihmuar nga erat e forta po përhapet me shpejtësi në pyjet e pishës së zezë.
Shërbimi zjarrfikës, Shërbimi Pyjor dhe Policia kanë shkuar në vendin ku ka rënë zjarri.
Bashkia Fushë-Arrëz bën thirrje për ndërhyrje të menjëhereshme nga ajri dhe apelon banorët që të mobilizohen për vëninen nën kontroll të flakëve.
Komente
