Zjarr në Çërrilë të Mallakastrës, digjet 1 shtëpi e mbi 1000 rrënjë ullinj! Ndërhyhet nga ajri për shuarjen e flakëve

16 Gusht, 18:28| Përditesimi: 16 Gusht, 20:41

  • Share

LUSHNJË- Një zjarr ka rënë në Çërrila të Mallakastrës. Si pasojë e zjarrit janë djegur 4 banesa ndërsa njëra prej tyre ishte e banueshme. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në njerëz.

Dëmet nga zjarri janë të mëdha, pasi janë djegur mbi 20 hektarë sipërfaqe pyjore si dhe mbi 1000 rrënjë ullinj.

Për të shuar flakët ka ndërhyrë helikopteri i Forcave të Armatosura, i cili ka ndalur vrullin e zjarrit, po sërish era ka ndezur vatra të reja. Kështu bëri me dije Besim Enveri, përgjegjës i Zjarrfikëses, në Mallakastër.

‘Terreni ka qenë i vështirë dhe vetë zjarrfikësit në këto kushte dhe banorët kanë punuar me mjetet e tyre rrethanore për të fikur zjarrin.’- tha Enveri.

Zjarri ka që prej mbrëmjes së djeshme. Fshati ka pasur 280 shtëpi, kanë mbetur 30 banorë dhe asnjëri nuk tregon se kush i vuri zjarrin pyllit, pohuan burime policore.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?