Zjarr në dy fshatra të Tropojës, rrezikohen banesat, banorët tentojnë ta shuajnë me lopata! Nënprefekti për Report Tv: Po e përballojmë, s'kërkuam mjete

2 Nëntor 2022, 11:19| Përditesimi: 2 Nëntor 2022, 14:58

  • Share

TROPOJË- Prej dy ditësh, në dy fshatra në rrethin e Tropojës, ka rënë zjarr që ka prekur rreth 30 hektarë tokë. Në betejën me flakët për të mbrojtur banesat e tokat e tyre banorët e zonës janë munduar të ndërhyjnë në shuarjen e flakëve, por pa rezultat. Report Tv mëson se për fikjen e zjarrit nuk janë përdorur mjetet e duhura ndërsa prej dy ditësh po tentohet fikja e zjarrit me mjete rrethanore.

Terreni malor mjaft i vështirë, e bën të pamundur ndërhyrjen e zjarrfikësve në zonë gjë që pason ndërhyrjen e zjarrit me lopata.

Sidoqoftë, sipas nënprefektit të qarkut të Kukësit, Mujo Gustorani i cili ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë me gazetarin Nertil Agalliu, situata është e përballueshme edhe me mjete rrethanore. Gustorani u shpreh se për momentin është vënë në kontroll masivoi prej 30 hektarësh.

 ‘Ka dy ditë që nga fshati Markaj deri në fshatin Gegëgysen afërisht 30 hektarë ka rënë një zjarre për të cilin jemi aktivizuar të gjithë. Është e vështirë ndërhyrja me mjete, pjesa e policisë atje ndodhet në terren. Akoma nuk është identifikuar mënyra e ndërhyrjes për zjarrin. Për momentin është vënë nën kontroll në këtë masiv prej 30 hektarësh.

Pyetje: A ka mjete të mjaftueshme?

Kemi komunikuar rast pas rasti për momentin nuk kemi kërkuar dhe mesa duket po e përballojmë këtë moment me forcat tona.’- tha Mujo Gusorani për Report Tv.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?