Zjarr në fabrikën e riciklimit në Greqi, mbulohet nga tymi i zi e gjithë zona e Atikës (VIDEO)

15 Gusht 2020, 10:08| Përditesimi: 15 Gusht 2020, 10:26

  • Share

GREQI- Një fabrikë riciklimi mbetjesh plastike është përfshirë nga flakët në zonën e Atikas në Athinë. Sipas mediave greke, qyteti është zgjuar ditën e sotme nga një shtëllungë e madhe e zezë duke shkaktuar një ndotje kolosale të vendit.

Zjarri ka rënë në lagjen Metamorfosis, ndërsa një numër i madh zjarrfikësish ndodhën në vendin e ngjarjes për të mundësuar fikjen e flakëve. Deri më tani nuk ka asnjë raport të ndonjë personi të bllokuar në fabrikë. Sipas Departamentit të  Zjarrit do të duhet një kohë e gjatë për ta vënë zjarrin nën kontroll, ndërsa shkaqet e zjarrit janë ende të panjohura dhe do të hetohet pas shuarjes së tij.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turi: 15/08/2020 10:34

    Ate qe po bejne me Shqipetaret ne kufi jua nxjer zoti legenave

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?