Një vatër zjarri ka djegur sipërfaqe me ullishte këtë paradite në fshatin Çiflik njësia administrative Fier-Shegan. Ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve ndërprenë rrugën e flakëve drejt banesave të lagjes së shkollës.
Çdo vit zjarri nuk ka munguar në këtë kodër. Në këto momente zjarri është izoluar dhe pi shuhen vatrat e fundit. Rreth 2 hektarë ullishte janë përpirë nga flakët e zjarrit. Përveç zjarrfikëses vetë Lushnjës me dy mjete kanë mbërritur me urgjencë dhe forcat e rendit. Dyshohet se zjarri është i qëllimshëm në këtë pjesë të kodrave pranë vendit ku hidhen mbeturina në dalje të fshatit Çiflik gjë që e konfirmon dhe një banore e zonës.
Zjarret ditët e fundit janë bërë gangrenë në Lushnje ku janë djegur hektarë të tëra pyll në Lekaj, mbi 30 hektarë ullishte ditën e djeshme në Lushnje dhe Karbunarë.
Sipas burimeve për zjarrin e djeshëm në kodrat e ullishtave në Lushnje dhe Karbunarë policia ka ndaluar një shtetas që fillimisht ka ndezur zjarr në pronën e tij në kodrën e Bajameve dhe më pas zjarri i ndihmuar nga era e fortë ka djegur hektarë të tërë me ullishte.
Lajmi kryesor:
Digjet prej 10 ditësh Mali i Thatë, avioni rumun vijon punën për shuarjen e zjarrit Parkun Kombëtar të Prespës! Video e aksionit nga ajri
M.Q./ReportTv.al