Zjarr në fshatin Konisbaltë në Dimal, digjen pisha e shkurre! Në ndihmë për shuarjen e flakëve edhe zjarrfikëse nga Berati e Kuçova

3 Gusht, 07:42| Përditesimi: 3 Gusht, 08:16

  • Share

Një zjarr ka rënë në mesnatë në fshatin Konisbaltë në bashkinë Dimal. Zjarri ka marrë përmasa të mëdha, i favorizuar nga era, duke djegur pisha e shkurre. Për shkak të shtrirjes së tij, në ndihmë të zjarrfikësve të Dimalit u nisën 2 mjete zjarrfikëse nga Berati, 1 nga Kuçova dhe forca të ushtrisë.

Terreni i vështirë e bën të pamundur futjen e mjeteve zjarrfikëse drejt zonës së zjarrit dhe zjarrfikësit dhe forcat e ushtrisë janë duke shuar flakët me pompa uji shpine dhe mjete rrethanore.

Zjarri vijoi drejt zonës kodrinore të fshatit Konisbaltë, fatmirësish pa asnjë rrezik për banesat e fshatit që ndodhen në anën tjetër të kodrës. Zjarri mendohet të jetë i qëllimshëm.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?