Helikopteri i Forcës Ajrore 'Cougar'

Zjarr në fshatin Mengaj në Kavajë, helikopteri ‘Cougar’ punon për shuarjen e flakëve

26 Gusht, 12:55| Përditesimi: 26 Gusht, 15:26

  • Share

Vijon zjarri në fshatin Mengaj, njësia administrative Helmas, bashkia Kavajë, ku për shkak të dendësisë së pyllit me shkurre të thata, ka qenë i pamundur depërtimi i forcave këmbësore.

Në këto kushte u kërkua mbështetja për ndërhyrje nga ajri dhe helikopteri i Forcës Ajrore “Cougar” u nis në operacion për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Ministria e Mbrojtjes bënë me dije se zjarri ka përfshirë dy deri në tre hektarë sipërfaqe toke dhe pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse të bashkive Tiranë dhe Kamëz, është bërë e mundur, në orët e para të mëngjesit të sotëm, izolimi i një pjesë të zjarrit në krahun ku rrezikoheshin banesat.

Gjatë natës, në vendngjarje, ka qenë i pranishëm edhe prefekti i qarkut Tiranë Afrim Qendro, i cili pa edhe situatën nga afër.

"Për shkak të pamundësisë së ndërhyrjes së automjeteve, si pasojë e thellësisë së zonës së zjarrit dhe terrenit të vështirë, flakët kaluan kodrën duke përfshirë edhe një pjesë të fshatit Cikallesh të komunës Helmës në Kavajë", njoftoi ministria.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?