Zjarr në garazhin e pallatit në Fushë Krujë, digjet ‘BMW’ dhe motori! Shkak dyshohet të jetë bërë shkëndija elektrike

24 Shtator 2023, 11:02| Përditesimi: 24 Shtator 2023, 11:23

  • Share

Garazhi i një pallati në Fushë-Krujë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm. Zjarri është  konstatuar rreth orës 4 të mëngjesit nga banorët e pallatit, të cilët të alarmuar nga tymi i madh kanë njoftuar menjëherë policinë dhe zjarrfikëset.

Ngjarja ndodhi në lagjen ‘Punëtori’, ku janë djegur një makinë tip ‘BMW’ dhe një motoçikletë, ndërsa një mjet tjetër fatmirësisht ka shpëtuar.

Nuk dihen arsyet e zjarrit, por paraprakisht dyshohet se flakët janë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.

Ka qenë ndërhyrja e menjëhershme e repartit zjarrfikës të Krujës, të cilët sapo ishin kthyer nga vendngjarja në Maminas, ku shuan një tjetër zjarr në fabrikën e bojës.

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme të tjera të shkaktuara në pallat.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?