Kukës-Një vatër zjarri ka rënë sot në në pikën e grumbullimit të mbetjeve urbane në Myc-Mamez në Kukës.
Burime për Report Tv informojnë se dy mjete të shërbimit të zjarrëfikses të bashkisë po punojnë për shuarjen e flakëve.
Siç shohim edhe nga videot një shtëllungë e madhe tymi është përhapur në ajër duke ndotur ambientin përreth.
Kjo pikë e mbetjeve është përfshirë disa herë nga zjarri brenda pak muajsh duke shkaktuar një ndotje masive tek banorët. Ajo është e pozicionuar në kahun perëndimor të qytetit dhe ka një largësi vetëm 1 km nga lagjet e Kukësit.
Komento