Cërrik/ Vihet në kontroll zjarri në kodrat e fshatit Valas, zjarrfikësit po punojnë për fikjen totale të tij (VIDEO)

5 Gusht, 21:00| Përditesimi: 5 Gusht, 21:07

  • Share

ELBASAN- Prej mëngjesit të së hënës Bashkia e Elbasanit është përballur me një situatë të vështirë zjarri në kodrat pranë fshatit Valas. Pas disa orë luftë me flakët zjarri është vënë nën kontroll dhe po punohet për fikjen totale të tij. 

10 mjete zjarrfikëse dhe mbi 100 punonjës, efektivë zjarrfikës, emergjencat civile, punonjës të shërbimeve publike dhe banorë të zonës kanë punuar për të bërë të mundur fikjen e zjarrit.

Terreni i vështirë dhe era e fortë vështirësuan punën e ekipeve.  Janë rreth 5 ha kodra me pemë frutore, kryesisht ulliështe të përfshira nga flakët. Në terren ka qenë edhe kryetari i bashkisë Gledjan Llatja.

Puna e zjarrfikësve bëri të mundur që zjarri të mos prekë banesat, stacionet e depove të ujit të Bashkisë Cerrik dhe nënstacionin elektrik të Bashkisë Cerrik. 

 

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?