Kodrat e Levanit janë përfshirë ditën e sotme nga një zjarr që ende vijon të jetë jashtë kontrollit. Më saktësisht zjarri ka rënë anash rrugës nacionale Fier-Levan, ndërsa tani në lëvizje janë vënë edhe autoritetet.
Sipas informacioneve në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse të Fierit dhe po ashtu të Patosit, të cilët po punojnë për vënien në kontroll të flakëve. Gjithsesi zjarrëfikëset po hasin vështirësi për shkak të terrenit të vështirë dhe si pasojë e erës, e cila favorizon përhapjen e zjarrit.
Komento