VIDEO/ Zjarr në kodrat me ullinj të fshatit Zhamë në Lushnjë, arrestohet për zjarrvënie 58-vjeçari! Nesër pritet ndërhyrja e helikopterit

5 Shtator 2023, 19:53| Përditesimi: 5 Shtator 2023, 22:23

  • Share

Prej disa orësh flakët e rëna pasditen e sotme (5 shtator 2023) kanë djegur dhjetëra hektarë ullishte në fshatin Zhamë në Lushnje. Policia e Lushnjës ka vënë në pranga një 58-vjeçar me iniciale R.Z pasi dyshohet se duke djegur mbeturinat, flakët janë përhapur në sipërfaqe të mëdha me ullinj dhe shkurre.

Dhjetëra forca zjarrëfikëse, punonjës të Policisë dhe administratës së bashkisë janë të angazhuara prej më shumë 4 orësh për vendosjen në kontroll të zjarrit i cili nuk rrezikon banesat përreth. 

Ndërkohë mungesa e rrugëve për të mbërritur deri në vend e bën të vështirë ndërhyrje dhe në këto kushte pritet nga momenti në moment ndërhyrja nëpërmjet ajrit me helikopter.

Aktualisht nuk rrezikohen banesa por era e fortë ndryshon drejtim dhe situata është e vështirë. Zjarrfikëse të Lushnjës, Divjakës dhe Rrogozhinës në ndihmë të situatës. Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka mbërritur në Lushnje për të parë nga afër situatën e krijuar.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se për të shuar flakët do të bëhe nesër ndërhyrje me helikopter nga ajri. Të njëjtat burime thonë se nuk rrezikohen banesat.

 

Ora 21:32
Zjarri në Zhamë të Lushnjës, ministri Balla mbërrin në terren për të ndjekur nga afër situatën

 

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka mbërritur në Lushnje për të parë nga afër situatën e krijuar nga një zjarri i madh që ka përfshirë pasditen e sotme kodrat me ullinj në fshatin Zhamë Sektor, Njësia Dushk. 

Si pasojë e përhapjes së flakëve u dogjën sipërfaqe të konsiderushme me ullinj, bimësi dhe shkurre, duke rrezikuar edhe banesat. 

Dhjetëra forca zjarrëfikëse,  punonjës të Policisë dhe administratës së bashkisë janë të angazhuara prej më shumë 4 orësh për vendosjne në kontroll të zjarrit. Aktualisht flakët nuk rrezikojnë banesat përreth. 

Ora 21:05
Zjarri në fshatin Zhamë të Lushnjës, arrestohet 58-vjeçari! U vuri flakën mbeturinave, por u dogjën sipërfaqe të mëdha me ullinj e shkurre

1693942145_WhatsAppImage20230905at21.27.43.jpeg

Policia e Lushnjës ka vënë në pranga një 58-vjeçar pasi dyshohet se duke djegur mbeturinat në fshatin Zhamë të Lushnjës, janë përfshirë nga flakët edhe sipërfaqe të mëdha me ullinj dhe shkurre.

‘U shoqërua dhe po kryhen veprimet e mëtjeshme hetimore procedurale për shtetasin R. Z., 58 vjeç, i cili ka ndezur zjarr për të djegur mbeturinat dhe zjarri ka dalë jashtë kontrollit dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme toke me ullinj dhe pemë të ndryshme në fshatin Zham.’- njofton policia.

Policia thotë se në vendngjarje ndodhet grupi i drejtimit të DVP Fier, shërbimet e Policisë Fier, disa grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë Fier dhe shërbimet zjarrëfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e zjarrit. Vijon puna për dokumentimin e plotë të rrethanave të rënies së zjarrit dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve të dyshuar.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Loshi: 06/09/2023 04:42

    Paska shku dhe pykisti i fundit besnik i Rames te pjeke ca misra.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?