Pamje nga zjarri i rënë në konviktin e qëndrës stërvitore në Brazil

Bota

Zjarr në konviktin e klubit të madh të futbollit në Brazil, 10 të vdekur dhe 3 të plagosur

8 Shkurt 2019, 16:45| Përditesimi: 8 Shkurt 2019, 17:03

  • Share

Një zjarr ka përfshirë  një  konvikt në “Qendrën e Trajnimit të Futbollit” në Brazil,  duke vrarë 10 persona dhe plagosur tre të tjerë  . Mësohet se të rinjtë ishin pjesë e klubit  të “Flamengos”, e  një prej klubeve më të mëdha të futbollit në Rio de Janeiro.

Gjashtë nga viktimat ishin lojtarë të rinj dhe katër ishin punonjës në Ninho de Urubu,  i cili ishte terren trajnimi i klubit të futbollit Flamengo në Rio de Janeiro.

Gjithashtu bëhet e ditur se zjarri ka rrënë rreth orës 05.00  të mëngjesit, me orën lokale gjatë kohës kur lojtarët e rinj po flinin në konviktin e kompleksit të  trajnimit në kryeqytet, kur ambientet e kësaj qëndre filluan të shkatërroheshin  nga flakët, transmeton Indipendent. Sipas mediave vendase raportohet se ende nuk dihet shkaku i zjarrit . Flamengo është një nga klubet më të mëdha dhe më të njohura të Brazilit në nivel ndërkombëtar. Ata aktualisht ulen në vendin e dytë në tabelën Série A të Brazilit dhe kanë fituar ligën pesë herë.

Lojtarët e ekipit të të rinjve, ishin të moshës 14-17 vjeç, ndërsa asnjë prej viktimave nuk është identifikuar ende.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?