Zjarr në kuvertën e një anije në portin e Durrësit! Zjarrfikësit ndërhyjnë dy herë për të shuar flakët, rrezikohej shpërthimi i mjetit lundrues

23 Korrik 2023, 10:28| Përditesimi: 23 Korrik 2023, 10:43

  • Share

Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer ditën e djeshme në një peshkatore në proçes riparimi në portin detar të Durrësit.

Burimet bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur dje, në ish kantierit detar në portin e Durrësit, në mjediset e brendshme dhe në kuvertën e një anije, ku është dashur ndërhyrja e 3 mjeteve zjarrfikëse për të shuar flakët.

Mirëpo atëherë kur u mendua se zjarri ishte shuar, një vatër aktive shpërtheu në flakë sërish pas  30 minutash.

Ndërsa zjarrfikësit rindërhynë dhe zjarri u shua, duke bërë të mundur që asnjë njeri të mos lëndohej.

Rreziku i shpërthimit të anijes ishte i madh për shkak të presionit të gazrave të grumbulluar në mjediset e brendshme por edhe për shkak të vapës së madhe.

Ende nuk ka një raport për shkakun e zjarrit por mendohet se është nxitur nga ndonjë shkëndijë elektrike nga saldatriçja që mund të ketë ndezur lëndën përzjerëse të bojës së vajit që siç e quajnë diluent.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?