Kronikë

Zjarr në lagjen '30 Vjetori' në Berat, vatra shumë pranë banesave, dyshohet i qëllimshëm (VIDEO)

13 Qershor, 17:14| Përditesimi: 13 Qershor, 17:25

  • Share

Një zjarr ka rënë në një zonë me shkurre e ferra në lagjen "30 Vjetori" në Berat, pranë Drejtorisë së Bujqesisë.

Pas njoftimit të marrë, drejt zonës u nisën shërbimet zjarrëfikëse dhe u ndërhy me grupin e shërbimit dhe 2 mjete zjarrefikese.

Në një kohë të shkurtër u bë e mundur fikja e zjarrit, i cili nuk shkaktoi dëme.

Burimet zjarrëfikëse në vendngjarje konfirmojnë se zjarri mendohet të ketë qënë i qëllimshëm, ndërkohë që janë lajmëruar edhe shërbimet e policisë.

Vatra e zjarrit ka qenë shumë pranë zonës së banuar, ndërsa temeraturat e larta kanë favoruzuar përhapjen e tij.

Ndërhyrja e MZSH ka bërë që zjarri të vihej nën kontroll për një kohë të shkurtër, ndërsa po punohet për gjetjen e shkaktarëve të këtij zjarri..

S.B/A.A/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kë mbështesni në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit?