Zjarr në fushën e mbetjeve në Inceneratorin e Elbasanit! Nasha: Tymi toksik po shkrumbon propagandën e qeverisë

17 Korrik, 11:47| Përditesimi: 17 Korrik, 13:31

  • Share

Fusha e mbetjeve në Inceneratorin e Elbasanit u përfshi nga flakët duke rrezikuar një katastrofë mjedisore në zonën përreth.

Vatra e zjarrit për momentin është izoluar bëjnë me dije shërbimet e zjarrfikëses, ndërsa nuk janë të qarta shkaqet e rënies së zjarrit.

Edhe gjatë verës së 2023 landfilli i Elbasanit u përfshi nga flakët që u shuan pas disa ditësh me ndërhyrjen e qindra forcave te shërbimit zjarrfikës, emergjencave dhe ushtrisë.

Për zjarrin reagoi edhe deputeti Lulzim Basha i cili shkruan se tymi toksik që kaplon atë që duhet të ishte inceneratori i Elbasanit, po shkrumbon edhe njëherë propagandën e qeverisë më të korruptuar në Europë.

"Mega afera e inceneratorëve është një nga skandalet korruptive të qeverisë Rama që ka krijuar dëme të shumëfishta ndaj interesit publik. Këto vepra të makutërisë kanë dëmtuar xhepat e qytetarëve më të varfër të Europës, por vjiojnë të dëmtojnë shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve. Tymi toksik që kaplon atë që duhet të ishte inceneratori i Elbasanit, po shkrumbon edhe njëherë propagandën e qeverisë më të korruptuar në Europë, synimi i vetëm i të cilës ka qenë dhe mbetet pasurimi i saj dhe klientelës së saj, duke dëmtuar palcërisht interesin publik.

Ky zjarr që po helmon sot Elbasanin, është një apel jo vetëm për ndëshkimin me votë të kësaj qeverie të korruptuar, por edhe për organet e drejtësisë, të cilat duhet t’i shkojnë deri në fund vjedhjes së parave të qytetarëve dhe dëmtimit të shëndetit publik.  Shqipëria meriton më shumë", shkruan Basha. 

Xh.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?