Kronikë

Zjarr në Lazarat/ Flakët përfshijnë barërat e thata, në rrezik shtëpitë e banorëve (VIDEO)

25 Maj, 17:08| Përditesimi: 25 Maj, 17:29

  • Share

Pasditen e sotme mësohet se ka rënë zjarr në lagjen Kordhocë të njësisë administrative Lazarat, duke përfshirë një sipërfaqe me barëra të thata. Flakët janë përhapur me shpejtësi dhe kanë rrezikuar banesat pranë zonës së djegur, duke krijuar panik te banorët. Sipas raportimeve nga vendngjarja era e fortë ka favorizuar edhe më shumë përhapjen e zjarrit

Menjëherë pas sinjalizimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të MNZ Gjirokastër, të cilët konstatuan se zjarri ishte në përmasa të mëdha.

Aktualisht po ndërhyhet për izolimin e vatrës dhe për shmangien e çdo rreziku për banesat përreth.

Korrespondenti i Report Tv për Gjirokastrën bën me dije se puna për shuarjen e plotë të flakëve vijon, ndërsa situata është ende nën kontroll. Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit, por autoritetet janë në terren dhe po ndjekin nga afër zhvillimet.

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kërkon anulim të zgjedhjeve, si ju duket?