Zjarr në Lazarat, rrezikohen banesat! Flakët favorizohen nga era (VIDEO)

28 Qershor, 16:45| Përditesimi: 28 Qershor, 17:54

  • Share

Një zjarr ka rënë në fshatin Lazarat në Gjirokastër duke rrezikuar disa banesa. Flakët favorizohen nga era, e cila po i përhap me shpejtësi.

Report Tv sjell edhe pamjet dy zona është përfshirë nga zjarri, ndërsa arsyet e tij ende nuk dihen. 

Forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje për të shuar vatrat e zjarrit që zonën kodrinore fare pranë aksit nacional Gjirokastër-Kakavijë.

Ndërkohë, edhe një zjarr në Delvinë në fshatin Vllahat rrezikoi disa banesa, por u bë e mundur shuarja e flakëve.

Deri më tani nuk raportohet për dëme nëpër banesa. 

Ora 17:02
Zjarr në një fshat të Delvinës, u rrezikuan banesat! Flakët shuhen pas ndërhyrjes së zjarrfikëses nga Saranda

Një vatër zjarri u shfaq në fshatin Vllahat në Delvinë. Report Tv solli pamjet nga zona që është përfshirë nga flakët. Ndërkohë, zjarri rrezikont edhe banesat, por u bë e mundur shuarja e tyre. 

Vetë banorët e zonës janë angazhuar për të fikur zjarrin me mjete rrethanore, ndërsa për shkak të terrenit të vështirë mjeti i zjarrfikëses ishte e pamundur që të futet.

Zjarri u shua vetëm pas mbërritjes së zjarrfikëses nga Saranda dhe Finiqi dhe një mjet për hapjen e rrugëve, duke bërë të mundur kështu shuarjen e flakëve. 

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?