Zjarr në Lushnjë/ 3 shtëpi përfshihen nga flakët! Dyshohet për shkëndije elektrike

18 Tetor, 18:23| Përditesimi: 18 Tetor, 18:43

  • Share

Lushnjë-Tre shtëpi në qytetin e Lushnjës janë përfshirë nga flakët ditën e sotme.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 në lagjen Loni Dhamo. Fillimisht zjarri ka rënë në një banesë private dhe më pas flakët janë përhapur edhe në dy banesat e tjera.

Pas marrjes së njoftimit forcat zjarrfikëse dhe punonjësit e policisë kanë nxjerrë banorët nga shtëpitë. Me mjete rrethanore ata kanë prishur muret anësore derën dhe çatinë nga ku u futën për të shuar zjarrin.

Në banesën ku ra zjarri është shkrumbuar gjithçka që kishte brenda përfshirë dhe rroba të përdorura që i shisnin në treg. Nga dy banesat e tjera kanë mundur të nxjerrin jashtë orenditë shtëpiake.

Drejtori i zjarrfikëses Lushnje Xhezmi Metushi shprehet se situata është nën kontroll dhe se nuk rrezikohen banesat e tjera dhe banorët.

Sipas hetimeve paraprake dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndije elektrike.

Xh.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me arrestimin e Ilir Metës?