Zjarr në magazinën me bojëra në Fier, tymi i zi përhapet në gjithë zonën (VIDEO)

9 Korrik 2020, 13:58| Përditesimi: 9 Korrik 2020, 14:14

  • Share

Një zjarr ka rënë mesditën e sotme në një magazinë me bojëra në Fier. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30, në zonën e quajtur "Azotiku", në magazinën e marrë me qira nga shtetasi E.H.

Për fat të mirë nga zjarri nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Gazetari i Report TV, Kristaq Thano thotë se nga brenda magazinës janë dëgjuar edhe shpërthime.

Në vendngjarje ka shkuar zjarrfikësja dhe shërbimet e policisë të cilat po bëjnë të mundur shuarjen e zjarrit. Ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?