Bota

Zjarr në malet në perëndim të Jerusalemit, Hamasi thirrje palestinezëve: Digjni gjithçka (VIDEO)

1 Maj, 07:23| Përditesimi: 1 Maj, 07:41

  • Share

Një zjarr i madh shpërtheu dje (30 prill) në pyllin Eshtaol, në perëndim të Jerusalemit. Pas rënies së zjarrit autoritetet lëshuan një urdhër të posaçëm, i cili aktivizohet në raste zjarresh veçanërisht intensive dhe me rrezik të madh.

Ndërkohë Hamasi publikoi një mesazh në Telegram duke u bërë apel palestinezëve të "djegin gjithçka që munden: pyje, male dhe shtëpitë e kolonëve.

"Të rinjtë e Bregut Perëndimor, të Jerusalemit dhe ata në Izrael u kanë vënë flakën makinave të tyre... Gaza pret hakmarrjen e të lirëve," shkroi Hamasi.

Në mediat sociale, zjarret janë quajtur edhe “Flaka e Përmbytjes”, duke i bërë jehonë emrit që Hamasi i dha masakrës së 7 tetorit 2023, “Përmbytja e Al-Aksas”.

Agjencia e lajmeve palestineze Akhbar Filastin shkroi në X: "Një thirrje për të rinjtë revolucionarë dhe të gjithë heronjtë e Bregut Perëndimor. Shtëpitë e kolonëve dhe zonat përreth janë shënjestra juaj. Digjni ato me molotov dhe ndizni zjarr pranë vendbanimeve ".

Edhe Jenin News gjithashtu bëri thirrje përmes një mesazhi në Telegram që të rinjtë të djegin pyjet pranë kësaj zone.

"Entiteti sionist po digjet! Kjo është një mundësi për ju, për të përhapur vatra të reja në zonat e pushtuara, u vini zjarrin".

Sipas transmetuesit izraelit N12, tre persona janë arrestuar nën dyshimin për zjarrvënie të qëllimshme në zonën e Jerusalemit.

Shumë ekipe zjarrfikësish punuan për të vënë nën kontroll flakët. Erërat e forta dhe temperaturat e larta ndikuan në përhapjen e shpejtë të zjarrit. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu njoftoi se avionë zjarrfikës nga Italia dhe Kroacia do të mbërrinin së shpejti për të ndihmuar forcat vendase në shuarjen e zjarreve./La Repubblica

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, sa respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?