Prej më shumë se një jave vijon zjarri në masivin pyjor në Novosejë në Kukës. Pavarësisht se gjatë ditës është ndërhyrë nga ajri, zjarri nuk është shuar plotësisht.
Ndikuar nga thatësira dhe era në këtë zonë zjarri u përhap me shpejtësi duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme. Situata në terren vijon që të jetë kritike, kjo edhe për shkak të terrenit shumë të vështirë për të ndërhyrë.
Banorët e Shishtavecit dhe forcat zjarrfikëse janë në terren duke punuar për shuarjen e flakëve.
Komento