Fier- Një apartament në katin e shtatë të një pallati është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në qytetin e Fierit.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “ 29 Nëntori”. Burime për Report Tv bëjnë me dije se në atë moment pronarët nuk kanë qenë në shtëpi ndërsa zjarrfikëset janë lajmëruar nga fqinjët.
Sipas informacioneve paraprake pronarët kishin harruar sobën ndezur, ku si pasojë janë djegur orenditë e kuzhinës.
Komento
Komente
