Një 65-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Korçë, pasi banesa në të cilën ai rrinte u përfshi nga flakët. Viktima është identifikuar si Vasil Dolani, ndërsa ngjarja u regjistrua në lagjen 12 në qytet, në zonë e quajtur Çezma e Amzës.
Sipas Policisë, viktima ishte në shtëpinë e vëllait të tij, personit e inicialet Dh. D., në momentin që ka rënë zjarri, i cili po ashtu ka mbetur i plagosur së bashku me dy persona të tjerë, shtetasi J. D. dhe shtetasja V. D., të cilët mundën të dilnin nga banesa.
Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit në banesë, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar policia dhe zjarrfikësja. Të plagosurit janë dërguar në spital, ku po marrin mjekimin e duhur.