Zjarr në një banesë në Korçë, merr djegie në trup 89- vjeçari! Dërgohet në spital bashkë me kujdestaren

7 Qershor, 09:24| Përditesimi: 7 Qershor, 10:44

  • Share

 

Një 89- vjeçar ka marr djegie në trup për shkak të një zjarri që ka përfshirë banesën e tij.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ndërsa 89- vjeçari është dërguar në spital për të marr ndihmën mjekësore, bashkë me kujdestaren e tij.

“Në lagjen nr. 4, Korçë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit K. Zh., rreth 89 vjeç, i cili për pasojë ka marrë djegie trupore dhe u dërgua në spital për ndihmë mjekësore, së bashku me shtetasen B. B., rreth 47 vjeçe, që kujdesej për pronarin e banesës, e cila kishte probleme me frymëmarrjen”, thuhet nw njoftim.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit, i cili paraprakisht dyshohet të ketë rënë për shkaqe aksidentale.

S.B//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?