Një zjarr ka rënë në një banesë dykatëshe në lagjen 'Uznovë' të qytetit të Beratit. Në momentin e rënies së zjarrit, në banesë nuk ndodhej asnjë familjar. Flakët janë vënë re nga banorët e zonës, të cilët kanë njoftuar menjëherë shërbimin zjarrfikës.
Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit me tre mjete zjarrfikëse. Falë ndërhyrjes në kohë, është bërë i mundur lokalizimi dhe fikja e shpejtë e flakëve.
Zjarri, i cili ka nisur në katin e parë të banesës dhe më pas është përhapur me shpejtësi, dyshohet se është shkaktuar nga një defekt në rrjetin elektrik.
Si pasojë e zjarrit të rënë në banesën e shtetasit Riza Kaçi, janë shkaktuar dëme të mëdha materiale. Ndërtesa vijon të mbetet e mbuluar nga tymi, ndërsa fatmirësisht nuk ka pasur asnjë person të lënduar, pasi në momentin e ngjarjes banesa ka qenë bosh.
Komente
