Foto ilustruese

Kronikë
Top 24

Zjarr në një banesë në Shkodër, lëndohet nga flakët një 17-vjeçare

24 Tetor 2018, 15:03| Përditesimi: 24 Tetor 2018, 15:22

  • Share

Një zjarr ka rënë sot në një shtëpi në fshatin Rragam të Shkodrës dhe për pasojë, një 17-vjeçare ka pësuar djegie në trup. Zjarri mësohet se ka ndodhur për shkak të defektit me linjën elektrike, ku një llampë ka shpërthyer.

Report Tv ka mësuar se gjatë këtij momenti vajza është paralizuar dhe e ka pasur të pamundur të lëvizte nga dhoma e saj e gjumit. 17-vjeçarja e cila ka pësuar djegie të lehta, është dërguar në Spitalin e Tiranës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?