Kronikë

Merr flakë tarraca një mobilerie në Shkodër, nuk ka të lënduar! Zjarrfikësit në vendngjarje

22 Tetor 2024, 13:13| Përditesimi: 22 Tetor 2024, 14:12

  • Share

Shkodër-Një tarracë mobilerie në qytetin e Shkodrës është përfshirë nga flakët ditën e sotme

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00 në lagjen Daniel Matlia.

Nga pamjet e siguruara për Report Tv shohim se zjarrfikëset ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për izolimin e flakëve.

Si pasojë e zjarrit nuk persona të lënduar, vetëm dëme materiale.

"Rreth orës 12:30, në lagjen “Daniel Matlia”, dyshohet se aksidentalisht, gjatë punës për izolimin e tarracës së mobilierisë së shtetasit I. K., ka rënë zjarr. Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale në ambientet e mobilierisë.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të shuar zjarrin", informoi sot policia.

Ndërkaq, grupi hetimor po heton për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Aksioni ndaj objekteve pa leje në sezon turistik, a dëmtohet imazhi i vendit?