TIRANË- Është përfshirë nga flakët kati i parë i një pallati të pabanueshëm në zonën e Kombinatit në Tiranë, mbrëmjen e kësaj të hënë. Si pasojë e flakëve fatmirësisht nuk ka të lënduar, ndërsa mësohet se janë djegur rroba të përdorura.
Menjëherë pas përhapjesë së flakëve ka shkuar në vendngjarje ekipi i zjarrëfikësve, të cilët kanë bërë të mundur edhe neutralizimin e flakëve. Nuk dihet ende për shkaqet e zjarrit, ndërsa grupi i hetimit ndodhet në vendngjarje.
Komento