Foto ilustruese

Bie zjarr në një fabrikë në Tiranë, ndërron jetë një 64 vjeçar që strehohej brenda saj

1 Dhjetor 2020, 18:25| Përditesimi: 1 Dhjetor 2020, 19:05

  • Share

Një fabrikë në Tiranë ka marrë flakë dhe për pasojë ka ndërruar jetë një 64 vjeçar i cili ndodhej brenda saj.

64 vjeçari që ka ndërruar jetë dyshohet se strehohej në këtë fabrikë. Fabrika është në pronësi të A.M, por ende nuk është bërë me dije se si ajo ka marrë flakë.

"Më datë 01.12.2020, rreth orës 16:40, në “Misto Mame”, ka rënë zjarr në një vend-roje të një fabrike në pronësi të shtetasi A.M. Si pasojë e zjarrit ka humbur jetën shtetasi M.M., 64 vjeç, i cili dyshohet se strehohej aty", thotë policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?