Kronikë

Një hotel Sarandë përfshihet nga flakët! Zjarri erdhi gjatë saldimit të një vegle pune (VIDEO)

7 Shkurt, 14:33| Përditesimi: 7 Shkurt, 16:44

  • Share

Sarandë-Një hotel në lagjen nr.4 në Sarandë është përfshirë nga flakët mesditën e sotme (7 shkurt).

Raportohet se forcat zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë bërë të mundur edhe fikjen e zjarrit.

Sipas njoftimit të bluve zjarri erdhi gjatëgjatë saldimit të një vegle pune. Ndërkohë raportohet se është djegur pjesërisht kati i parë.

"Sot, në lagjen “Nr. 4”, dyshohet se gjatë saldimit të një vegle pune nga shtetasi J. K., njëkohësisht pronar i objektit, aksidentalisht ka rënë zjarr dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, është djegur pjesërisht kati i parë i hotelit të tij, duke shkaktuar vetëm dëme materiale", informoi sot policia

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?