Kronikë

Zjarr në një kabinë elektrike, lagja 'Uznovë' në Berat pa drita prej një ore! Foletë e dallëndysheve brenda kabinës shkaktojnë masën elektrike (VIDEO)

6 Maj 2021, 21:57| Përditesimi: 6 Maj 2021, 23:09

  • Share

BERAT- Lagja më e madhe periferike e qytetit, lagja "Uznovë" në Berat, ndodhet prej 1-ore nën pushtetin e errësirës. Shkak për ndërprerjen e energjisë elektrike është bërë një defekt në kabinën elektrike të kësaj lagjeje.

Kanë qenë disa fole dallëndyshesh që kanë shkaktuar masë në telat e tensionit të lartë brenda në kabinë.

Tymi i shkaktuar nga masa elektrike është pikasur nga banorët e zonës,që kanë dalë jashtë banesave për shkak të ndërprerjes së energjisë.

Pas njoftimit të banorëve,në zonë kanë shkuar ekipet e Repartit Zjarrëfikës, që kanë lokalizuar tymin e flakët,duke mundësuar edhe lokalizimin e menjëhershëm të tyre.

Pas lokalizimit të flakëve, elektriçistët po punojnë për riparimin e kabujve të djegur dhe kthimin e energjisë elektrike në këtë lagje.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?