MOSKË -Të paktën 8 persona kanë vdekur si pasojë e një zjarri që shpërtheu në një ndërtesë zyre pranë Moskës. Bilanci i viktimave bëhet i ditur nga agjencia e lajmeve ruse Tass.
Deri tani raportohet se një person u shpëtua pasi zjarri shpërtheu në Fryazino, rreth 25 kilometra në verilindje të kryeqytetit rus.
Sipas BBC, dy persona kanë humbur jetën pasi u përpoqën të shpëtonin veten duke u hedhur nga dritarja dhe gjashtë të tjerë u vranë brenda ndërtesës për shkak të shembjes së shkaktuar nga flakët.
Imazhet e publikuara në internet tregojnë tymin që mbulon pjesën e sipërme të ndërtesës tetë katëshe, e cila në të kaluarën, sipas Tass, strehonte Institutin Kërkimor Platan dhe industrinë e mbrojtjes.
Një deklaratë për agjencinë nga Ruselectronics, një organizatë elektronike në pronësi ruse, tha se ndërtesa ka qenë në pronësi private që nga vitet 1990.
Guvernatori i rajonit, Andrey Vorobyov, konfirmoi se një 34-vjeçar u transportua në spital në gjendje të rëndë dhe se dy zjarrfikës gjithashtu kishin nevojë për ndihmë mjekësore.
Për momentin nuk dihet se çfarë e shkaktoi zjarrin. Sipas një dëshmitari okular flakët kanë shpërthyer në katin e gjashtë të pallatit.