Mbi 73 persona kanë humbur jetën dhe 52 të tjerë kanë mbetur të plagosur nga zjarri, që përfshiu një ndërtesë shumëkatëshe në Johanesburg, qytetin më të madh të Afrikës Jugore.
Zëdhënësi i Shërbimit Emergjent, Robert Mulaudzi, tha se zjarri shkatërroi ndërtesën, e cila u “përpi” nga flakët rreth orës 01:30 të mbrëmjes së shkuar.
Autoritetet thanë se zjarri është shuar, por tymi ende është duke dalë nga dritaret e ndërtesës së nxirë në qendër të Johanesburgut.
Ende nuk është e qartë se çfarë e ka shkaktuar zjarrin, ndërkohë që ndërtesa është evokuar plotësisht tashmë.
Zëdhënësi i shërbimit të urgjencës pranoi gjithashtu se pritet që numri i të vdekurve të rritet.
Lajmi në përditësim...
Zëdhënësi i Shërbimeve të Menaxhimit të Emergjencave të Johanesburgut, Robert Mulaudzi, thotë se 73 trupa janë gjetur nga ndërtesa shumëkatëshe që u shkrumbua, në ë Johanesburg, qytetin më të madh të Afrikës Jugore
Të paktën 52 persona të tjerë janë plagosur dhe shumë raportohet se kanë lëndime në shpinë, ndoshta nga kërcimi nga dritaret.
Operacionet e kërkimit dhe rikuperimit po vazhdojnë.
Numri i fundit i të vdekurve nga zjarri është rritur në 63, sipas Shërbimeve të Menaxhimit të Emergjencave të qytetit të Johanesburgut, në Afrikën e Jugut.
Përmes një postimi në mediat sociale, llogaria e bashkisë së qytetit të Johannesburg tha se misioni i kërkimit vazhdon.