Zjarr në një nga dhomat, Spitali Rajonal Shkodër: Pacientët janë evakuuar në kohë! Shërbimi vijon pa ndërprerje

22 Prill 2023, 09:02| Përditesimi: 22 Prill 2023, 09:12

  • Share

 

Spitali Rajonal Shkodër ka bërë me dije se shërbimi po vijon pa ndërprerje, e ndërsa thekson se si pasojë e zjarrit në dhomën e pacientëve në Shërbimin e Pneumologjisë nuk ka të lënduar.

"Spitali Rajonal Shkodër bën me dije se në orën 6:45 të mëngjesit të sotëm, ka ndodhur një incident, ku ka rënë zjarr në njërën prej dhomave të pacientëve në Shërbimin e Pneumologjisë.   Pacientët janë evakuuar në kohë dhe nuk ka patur të lënduar.  Zjarri është shuar menjëherë, duke mos lejuar përhapjen në dhomat e tjera.  Spitali Rajonal i Shkodrës siguron se shërbimi vijon pa ndërpreje teksa po merren masa të menjëherëshme për riparimin e ambientit ku ka ndodhur incidenti", thuhet nw reagim. 


Lajmi kryesor:

Shmanget tragjedia! Zjarr në një nga dhomat e kirurgjisë në katin e katërt të Spitalit të Shkodrës, evakuohen pacientët! Dyshohet aksidentale


B.K.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?