Kronikë

Zjarr në Durrës, pallati pushtohet nga tymi, momenti kur policia evakuon të moshuarit (VIDEO)

22 Qershor 2020, 11:47| Përditesimi: 22 Qershor 2020, 12:06

  • Share

Një zjarr paraditen e sotme ka alarmuar banorët e një pallati në Durrës që janë evakuuar me shpejtësi. Zjarri ka rënë në një pallat në lagjen nr. 5, por fatmirësisht pa pasoja. Dy të moshuar janë dërguar në spital për ndihmë, por ndodhen jashtë rrezikut. 

Report Tv sjell pamjet e momentit kur evakuohen nga policia dhe zjarrfikësja banorët e pallatit, mes tyre të moshuar.Shkak i zjarrit ka qenë shkëndija elektrike në katin e parë të kabinës duke sjellë tym dhe zjarr nga djegia e kabllove. 

Strukturat kanë nisur hetimet nëse kemi të bëjmë me një ndërhyrje të paligjshme për të vjedhur energjinë që solli shkëndijën dhe më pas zjarrin.

1592819041_zjarrdurres001.jpg

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?