Pa kategori

Zjarr në një pallat te zona e ish tregut elektrik në Tiranë, të lënduar 2 persona (VIDEO)

3 Nëntor 2021, 13:10| Përditesimi: 3 Nëntor 2021, 13:56

  • Share

Një zjarr i madh ka rënë në një apartament në katin e parafundit të një pallati te zona e ish-Tregut Elektrik në kryeqytet.

Policia e Tiranës njofton se 2 persona janë dëmtuar por janë në spital jashtë rrezikut për jetën.

"Rreth orës 12:25, në rrugën “Petro Nini Luarasi” ka rënë zjarr në katin e 11-të të një pallati. Si pasojë e zjarrit kanë shkuar për kontroll mjekësor në spital dy shtetas, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", thuhet në njoftimin e policisë.

K.T./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?