Kronikë

Zjarr në një pikë skrapi në Babrru, shtëllungë tymi në qiellin e Tiranës! Nuk ka të lënduar

3 Gusht 2021, 14:53| Përditesimi: 3 Gusht 2021, 16:31

  • Share

KAMËZ-Teksa e gjithë vëmendja është e përqendruar në zjarret në pyjet e vendit, sidomos në jug, një tjetër vatër zjarri është konstatuar në Tiranë para pak minutash.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, raporton se zjarri ka rënë në një pikë skrapi në territorin e Bashkisë Kamëz. Nga informacionit paraprake mësohet se nuk ka asnjë person i lënduar deri tani.

Pika e skrapit ndodhet në fund të bulevardit të ri, në ndarjen mes Tiranës me Kamzën.

"Rreth orës 14:30, në rrugën “Dine Hoxha” ka rënë zjarr në pikën e skrapit në pronësi të shtetasit F. L, ku ka vetëm dëme materiale. Forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për normalizimin e flakëve dhe fikjen e zjarrit. Grupi hetimor punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit", ka njoftuar policia. 

 

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?