Bota

Zjarr i madh në ishullin Evia të Greqisë, evakuohen banorët e dy fshatrave (Video)

12 Gusht 2018, 16:32| Përditesimi: 12 Gusht 2018, 19:52

  • Share

Greqi- Një zjarr i madh ka rënë në një zonë pyjore në Kondoospotti në ishullin e Evias.

Sipas mediave greke, policia ka nxjerr urdhërin e evakuimit për banorët e dy fshtrave që rrezikohen nga zjarri.

Mësohet se deri tani janë evakuar rreth 250 banorë për arsye sigurie, e ndërsa zona më e prekur është ajo e Gujaratit.

Zjarri deri më tani ka djegur një pyll me pisha të dendur dhe po i drejtohet në fshatrave Kondotispotis dhe Stavrosit. Autoritetet kanë filluar evakuimin e banorëve për të shmangur një tragjedi tjetër të mundshme.

Në zonë kanë mbërritur rreth 186 forca zjarrfikëse dhe 5 helikopterë për përforcime nga ajri. Për shkak të erërave të forta, zjarri është bërë i vështirë për t’u kontrolluar.

Rreth tre javë më parë Greqia u përfshi nga një zjarr madh që i mori jetën 94 personave, mes tyre edhe dy shqiptarë. 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?