Bota

Tragjedi/ Zjarr në një kopsht në Pensilvani, vdesin 5 fëmijë

12 Gusht 2019, 08:33| Përditesimi: 12 Gusht 2019, 10:23

  • Share

PENSILVANI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pensilvani në Shtetet e Bashkuara ku 5 fëmijë kanë humbur jetën tragjikisht. Ngjarja ka ndodhur në qytetin Erie, ku shkak është bërë një zjarr që ka rënë në një kopsht fëmijësh. 

Për pasojë 5 të miturit kanë ndërruar jetë tragjikisht, duke mos mundur të dalin dot nga ndërtesa. Sipas autoriteteve amerikane, viktimat janë të moshës nga 8 muaj deri në 7 vjeç.

Ndërkohë që fëmijët e tjerë që mundën të shpëtonin, janë hedhur nga çatia, duke shpëtuar. Sipas policisë nga zjarri mbeti e lënduar edhe një grua, e cila u dërgua në spital.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?