Zjarr në oborrin e banesës në Fushë Krujë, rrezikohen shtëpitë ngjitur! Zjarrfikësit hipin mbi avlli për shuarjen e flakëve

21 Korrik 2020, 18:22| Përditesimi: 21 Korrik 2020, 18:26

  • Share

Një zjarr ka rënë në oborrin e një shtëpie private të pabanuar, duke rrezikuar seriozisht banesat e tjera ngjitur me të. Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Hasan" të Fushë Krujës.

Pronarët e banesës jetojnë prej kohësh në Itali, dhe braktisja e saj ka bërë që oborri të mbulohej nga barërat e këqij.

Zjarri i favorizuar nga era dhe bari ka rrezikuara seriozisht djegien e  banesave ngjitur me të, por fatmirësisht zjarrfikësja ka ndërhyrë në kohë për të shuar zjarrin.

Zjarrfikësit kanë hipur në murrin rrethues (avlli) për të bërë të mundur shuarjen e flakëve në oborrin e banesës.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?