Kronikë

Digjet një makinë në parkingun e një pallati në Tiranë, policia evakuoi banorët! Zjarrfikësit vënë nën kontroll flakët (VIDEO)

31 Maj 2021, 18:09| Përditesimi: 31 Maj 2021, 20:17

  • Share

Flakët dhe tymi në parkingun e një pallati në lagjen “Dritan Hoxha” në Tiranë alarmuan banorët, ndërsa mësohet se situata tashmë është nën kontroll.

Bëhet me dije se ka qenë një automjet që është djegur, ndërsa policia evakuoi menjëherë banorët.

Flakët janë shuar nga forcat zjarrfikëse dhe fatmirësisht nga zjarri nuk ka patur dëme të tjera.

Nuk dihet ende shkaku i zjarrit, ndërsa Policia ka nisur hetimet.

1622477962_Sequence03.00045008.Still009.jpg

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?