Izolohen pas dy ditësh flakët në Parkun Kombëtar të Tomorit! Në Bulqizë zjarri rrezikoi një banesë

13 Gusht, 07:53| Përditesimi: 13 Gusht, 21:16

  • Share

BERAT- Pas dy ditësh është bërë e mundur vënia në kontroll e flakëve në Parkun Kombëtar të Malit të Tomorit. Për dy ditë resht është luftuar me flakët megjithëse terreni ishte i vështirë dhe era favorizonte flakët. Me ndërhyrjen e ushtrisë u arrit të kufizohej përhapja e zjarrit ndërsa po punohet për fikjen e tij në vatrat më të mëdha. Afrimi i natës bën të pamundur vijimësinë duke ndërprerë operacionin për shuarjen e flakëve dhe rifilluar sërish nesër.

Në Parkun Kombëtar të Malit të Tomorit deri tani janë djegur 15 hektarë me kullota e pyje të djegura. Autoritetet vendore sqaruan se vatra ndodhet në zonën e “Majës së Çukës”, aty ku mbahet pelegrinazhi i përvitshëm i besimtarëve bektashinj. Më e dëmtuar ka qenë kurora e pishave në atë zonë.

BULQIZË

Një zjarr i madh ka rënë në Bulqizë në afërsi të disa pallateve. Nga flakët u rrezikua një banesë, por fatmirësisht flakët u izoluan në kohë.

LUSHNJE

Një zjarr i rënë mbrëmjen e së hënës në kodrat mbi fshatin Lekaj në Lushnje kanë djegur 10 hektarë me shkurre e pisha. Terreni i vështirë kodrinor dhe me mungesë rrugësh për të shkuar mjetet zjarrfikëse e bën edhe më të vështirë situatën.

Zjarrfikësit e Lushnjes po punojnë me mjete rrethanore dhe me pompa shpine. Në ndihmë të tyre kanë ardhur dhe zjarrfikës nga Fieri dhe Patosi por vështirësia mbetet për shkak të terrenit. Zjarri vijon të djegë sipërfaqe me bar të thatë e shkurre.

KORÇË

Ndërkohë në Malin e Thatë dhe në Parkun Kombëtar të Prespës zjarri vijon prej 7 ditësh. 80 forca po punojnë në terren, ndërsa është ulur intensiteti i flakëve. Perfekti i Qarkut Korçë Nertil Jole tha se ‘sot pritet që të vihet nën kontroll’.

VLORË

Situata e zjarreve ka qenë problematike edhe në qarkun e Vlorës, teksa ditën e marte u njoftua nga emergjencat civile se janë shuar të gjitha vatrat pas aksionit të ndërmarrë prej orësh lufte me flakët. Raportohen 70 hektarë me bimësi të djegura në fshatin Velçë dhe 2 banesa të braktisura. Gjithshtu në këtë sipërfaqe janë të dëmtuara 1000 rrënjë ullinj dhe tubat e ujësjellësit.

Ora 21:09
Bulqizë/ Zjarr përhapet pranë zonave të banimit, rrezikohet një shtëpi

 

Zjarri i madh ka rënë mbrëmjen e sotme në Bulqizë në afërsi të disa pallateve.

Flakët e zjarrit momentalisht rrezikojnë një banesë.

Për momentin në vendngjarje siç raportohet nuk ka zjarrfikëse pasi ndodhen në një shërbim tjetër.

Ora 20:11
Zjarr në pyjet e kullotat e Kangrazhdit në Burrel, era favorizon flakët! Zjarrfikësit në terren

 

Një vatër zjarri raportohet në pyjet e kullotat e Kangrazhdit në Burrel.  Forca e mjete të shumta të Bashkisë Mat vijojnë përpjekjet për shuarjen e zjarrit.

Për shkak të temperaturave të larta, erës dhe faktit që barishtet janë tharë zjarri po përhapet me shpejtësi.

Efektivët zjarrfikës dhe punonjësit e bashkisë janë porositur së paritë bëjnë kujdes për jetën dhe shëndetin e tyre dhe së dyti të mundësojnë shuarjen e flakëve.

Ora 16:47
Berat/ Përfshihen nga flakët tokat bujqësore në fshatin Syzes, era ndihmoi zjarrin në pjesën e mbjellur me vreshta

 

Një vatër zjarri është shfaqur mesditën e sotme në fshatin Syzes të bashkisë së Dimalit.

Fermerët i kanë vënë zjarrin barërave por flakët të ndihmuar nga era dhe temperatura e lartë kanë dalë jashtë kontrollit duke marrë përparësi në pjesën e mbjellur me vreshta shumë pranë serave.

Për fikjen e kësaj vatre zjarri ka shkuar MZSH e bashkisë Dimal, në ndihmë të saj janë edhe zjarrfikëset e Beratit.

Pas disa përpjekjesh me flakët zjarri u vu nën kontroll dhe ndërsa po punohet për të shuar çdo pjesëz të zjarrit.

Burime pranë drejtorisë MZSH Berat bëjnë me dije se pas ndërhyrjes së efektivëve të Beratit u bë e mundur shpëtimi i serave. Situata u vu nën kontroll dhe pa rrezik tjetër të shtuar.

Ora 09:20
Prej 7 ditësh zjarri në Malin e Thatë, prefekti: Sot pritet që të vihet nën kontroll

Prej 7 ditësh vijon të jetë aktiv zjarri në Malin e Thatë dhe në Parkun Kombëtar të Prespës. Prefekti i Korçës Nertil Jole tha se sot do të jetë dita vendimtare, ndërsa 80 forca janë angazhuar për shuarjen e zjarrit.

‘Jemi sot këtu në Goricë së bashku me kryetarin e bashkisë Pustec për të bërë përpjekjen e radhës, në ditën e 7-të, për të luftuar një vatër komplekse, ne zonën e Parkut Kombëtar të Prespës.

Kemi organizuar punën me të gjitha strukturat operacionale në nivel qarku na janë ofruar si mbështetje edhe shërbimet e bashkive të tjera së bashku me detashmentin, agjencinë e zonave të mbrojtura, më shërbimin pyjor, strukturat e policisë etj.

Jemi organizuar punën në mënyrë që të bëjmë përpjekjen e radhës, për të neutralizuar ku është mundësia mospërhapjen e mëtejshme të vatrës së zjarrit duke shpresuar që në këtë mënyrë do të kufizojmë ecurinë e saj.

Në çdo rast jemi në komunikim të vazhdueshëm edhe me autoritete, ministrinë e mbrojtjes, me ministrin posaçërisht, me drejtorinë e agjencisë kombëtare të mbrojtjes civile duke shpresuar që nuk do të jetë e nevojshme të angazhohet mekanizmi europian për ndërhyrje nga ajri megjithatë nëse një nevojë e tillë do të jetë kemi marrë mbështetje dhe garanci që të sigurohet edhe ky shërbim në mënyrë që të mbrojmë një nga zonat më të pasura pyjore të qarkut tonë, por edhe të gjithë Shqipërisë.’- tha Jole.

 

Pali Kolevski kryetar i bashkisë Pustec tha se intensiteti i flakëve është ulur.

‘Sot janë rreth 80 forca të cilat presin të shkojnë te vatrat e zjarrit. Sot do jetë dita më vendimtare siç parashikojnë edhe specialistët e zonave të mbrojtura dhe zjarrfikëses. Këtu jemi mbledhur si qark, nga të gjitha bashkitë e qarkut, nga FA, nga zonat r mbrojtura dhe vullnetarë nga fshati Goricë e Madhe.

Në këto momente është ulur intensiteti i flakëve si rezultat i punës intensive të punonjësve që kanë punuar edhe gjatë mbrëmjes. Sipas informacioneve të para mësohet se rreth 5-6 km janë vënë nën kontroll, vijë lineare. Siç tha edhe prefekti ne kemi komunikuar edhe me emergjencën civile të Shqipërisë edhe me palën maqedonase rdhe me partnerë të tjerë të cilët kanë shprehur gatishmërinë, të shpresojmë mos jetë e nevojshme dhe ta vëmë nën kontroll përfundimisht.’- tha Kolevski.

Ora 08:37
Vihen nën kontroll vatrat e zjarrit në bashkinë e Selenicës, s’ka rrezik për banorët

Vatrat e zjarrit në bashkinë e Selenicës është vënë në kontroll. Kështu bën me dije ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu. Sipas ministrit, rreziku për banesat është eliminuar, por situata po mbahet nën monitorim të vazhdueshëm.

‘Pas një nate përpjekjesh e pune të pandërprerë, strukturat operacionale të Emergjencave Civile në nivel lokal dhe qendror, nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, kanë arritur të vënë nën kontroll vatrat e zjarrit në bashkinë e Selenicës.

Rreziku për banesat është eliminuar, por situata mbetet nën monitorim të vazhdueshëm. Në ndihmë të forcave vendore janë bashkuar edhe dy ekipe zjarrfikësish nga Forcat e Armatosura.

Mirënjohje të gjithë efektivëve për punën e tyre heroike në mbrojtje të jetës dhe pronës së qytetarëve.’- njofton ministri i Mbrojtjes.

 

Ora 08:32
Zjarri në masivin pyjor të Lekajt në Lushnjë, digjen 10 ha me shkurre dhe pisha! Vatrat ende aktive

1723492268_zjarrlushnje.jpg

Një zjarr i rënë mbrëmjen e së hënës në kodrat mbi fshatin Lekaj të njësisë administrative Hysgjokaj ka djegur deri në orën 22 rreth 10 hektarë me shkurre e pisha. Terreni i vështirë kodrinor dhe me mungesë rrugësh për të shkuar mjetet zjarrfikëse e bën edhe më të vështirë situatën.

Zjarrfikësit e Lushnjes, punonjësit e policisë dhe punonjës të strukturave mbështetëse të bashkisë kanë shkuar për të izoluar vatrën e zjarrit me mjete rrethanore dhe me pompa shpine.

Në ndihmë të tyre kanë ardhur dhe zjarrfikës nga Fieri dhe Patosi por vështirësia mbetet për shkak të terrenit. Zjarri vijon të djegë sipërfaqe me bar të thatë e shkurre.

Fatmirësisht nuk rrezikohet asnjë banesë pasi të zjarri është larg tyre. Për fat nata ishte e qetë dhe nuk fryu erë çka do të vështirësonte situatën.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?