Një sipërfaqe prej dy hektarësh me pisha është shkrumbuar nga flakët në kodrat e fshatit Peshtan të njësisë administrative Frakull në Fier. Sipas kryeplakut te fshatit Petrit Muçaj zjarri ka rene rreth orës 17:00 të pasdites se djeshme dhe është riaktivizuar serish mëngjesin e sotëm.
Nuk është hera e pare qe kodrat e fshatit Peshtan përfshihen nga flaket duke shkaktuar dëme te konsiderueshme jo vetëm ne pisha por dhe ullishte teksa asnjë piroman nuk ka dal para drejtësisë.
Komento