Kronikë

Zjarr në QSUT, në një zyrat e administratës së spitalit COVID 3! Mjekët dhe pacientët dalin jashtë, situata vihet nën kontroll (VIDEO)

27 Nëntor 2021, 11:25| Përditesimi: 27 Nëntor 2021, 15:14

  • Share

TIRANË-Një zjarr ka rënë paraditen e sotme në katin e parë të spitalit COVID 3 në QSUT. Bëhet fjalë për një rezistencë ngrohjeje në zyrat e administratës së këtij spitali.

Zjarrfikësit kanë vënë nën kontroll situatën, ndërkohë që më parë kishin dalë jashtë mjekë dhe pacientë. Nuk ka pasur persona të lënduar. Ndërkohë që ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka shkuar në QSUT për të parë situatën. 

"Me datë 27.11.2021, te spitali "Covid 3" ka rënë zjarr në një nga zyrat e administratës, ku ka vetëm dëme materiale. Shërbimet zjarrfikëse kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.  Grupi Hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit", njofton policia. 

Ndërkohë që ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se zjarri nuk ka rrezikuar asnjë pacient apo anëtar të stafit mjekësor të spitalit. Ajo garantoi se autoritete po kryejnë hetimet. 

 

Ora 12:08
Zjarri në COVID 3 në QSUT, ministrja: Incident në zonën e gjelbër, asnjë pacient apo pjesë e stafit nuk ishte në rrezik

Janë mbi 70 pacientë në spitalin COVID 3 por sipas ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu nuk është prekur nga incidenti asnjë  prej 3 pavionëve dhe askush nuk është rrezikuar.

"Ka ndodhur jo në zonat e pavionëve, por një incident në zonën e gjelbër ku ndodhen shërbimet mbështetëse. Nuk ka lidhje me spitalet COVID dhe kësaj strukture spitalore. Sapo është konstatuar menjëherë është reaguar përmes bombolave fikëse dhe u njoftuan autoritetet për të hetuar. Stafi dhe pacientët janë shumë mirë dhe nuk ka asgjë për tu shqetësuar. Situata është nën kontroll. Nuk mund të flas për shkaqet, është ende në hetim", ka thënë Manastirliu.

Ora 11:53
VIDEO/ COVID 3 i mbuluar nga tymi, mjekët dhe pacientët në panik

 

Këto pamje tregojnë momentin kur spitali COVID 3 ishte i përfshirë nga flakët dhe ende zjarrfikësja nuk kishte fikur zjarrin.

Mjekë dhe pacientë kishin dalë jashtë dhe janë në panik.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?